Jinova · për bizneset në Shqipëri
Think. Remember. Always.
Inteligjenca artificiale në biznesin tënd. Përgjigjet, organizon, përgatit. Vendos ti.
Lëviz poshtë dhe zbulo çfarë bëjmë ↓
00 · Input
Vjen një kërkesë
Një email, një WhatsApp, një mesazh zanor në njëmbëdhjetë të natës. Jinova është zgjuar: i merr të gjitha.
01 · Perceptimi
Agjenti lexon
Mesazhi zanor bëhet tekst, teksti bëhet tokena: çdo fjalë zbërthehet dhe kuptohet.
02 · Matrica
Mijëra simbole në sekondë
Mesazhi hyn në rrjedhë, bashkë me përshkrimin e punës së kolegut dhe kujtesën e kompanisë sate.
03 · Hardware
Silici ndizet
Një procesor, në një server në Evropë, zgjohet për kërkesën tënde.
04 · Brenda çipit
Miliarda veprime
Sinjali vrapon mes transistorëve dhe gjurmëve të bakrit, më shpejt se një mendim.
05 · Ekipi
Shumë kolegë, një ekip i vetëm
Sekretaria, administrata, shitjet, magazina: çdo koleg ka trurin e vet dhe ndajnë informacionin me njëri-tjetrin.
06 · Rezultatet
Puna është bërë
Ftesa niset, kalendari përditësohet, Andi merr përgjigjen. Çdo gjë që del nga kompania pret miratimin tënd, dhe çdo hap mbetet në regjistrin e nënshkruar.
Output · ekipi yt
Do ekipin tënd të kolegëve me AI?
Sekretaria, administrata, shitjet, magazina: një ekip që punon për biznesin tënd ditë e natë dhe kërkon miratimin tënd para se të veprojë.
Dua ekipin tim 45 minuta · online · pa detyrim